Liburn Aliu e merr vesh nga mediet se ka aktakuzë, “nëse është e vërtetë kjo është shkelje e procedurës”

Prishtinë | 23 Mar 2021 | 18:11 | Nga Ekonomia Online

Ministri i sapoemëruar i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka reaguar pas raportimeve të sotme në media se ndaj tij ekziston një aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë kohës sa ka qenë drejtor i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës.

Në një postim në Facebook, Aliu ka shkruar se për këtë rast ka dëgjuar për herë të parë nga mediet sot.

“Asnjëherë nuk jam kontaktuar as nga Prokuroria, as nga Gjykata për t’u informuar në mënyrë zyrtare se ekziston ndonjë aktakuzë e ngritur kundër meje. Ngritja e aktakuzës (nëse diçka e tillë është e vërtetë) pa njoftimin tim si palë, është shkelje e procedurës”, ka theksuar ish-drejtori i Urbanizmit.

POSTIMI I PLOTË:

Pas lajmit që pashë sot në disa media në lidhje me gjoja akuzimin tim për keqpërdorim të detyrës zyrtare, gjatë kohës sa kam qenë Drejtor i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës, ndjehem i obliguar të ndaj këtë reagim. Unë për këtë rast kam dëgjuar për herë të parë nga mediet sot.

Marrë parasysh këtë, e kam të pamundur të komentoj mbi substancën e rastit, por mund të them disa fjalë mbi procesin e munguar. Me të lexuar lajmin, kam ndërmarrë hapat e duhur për të konfirmuar këtë çështje.

Unë nuk kam qenë dhe akoma zyrtarisht nuk jam në dijeni për asnjë aktakuzë që ekziston ndaj meje. Asnjëherë nuk jam kontaktuar as nga Prokuroria, as nga Gjykata për t’u informuar në mënyrë zyrtare se ekziston ndonjë aktakuzë e ngritur kundër meje.

Ngritja e aktakuzës (nëse diçka e tillë është e vërtetë) pa njoftimin tim si palë, është shkelje e procedurës. Dhe për këtë unë do të kërkoj përgjegjësi.

LEXO EDHE:

https://ekonomiaonline.com/politike/ahmeti-i-del-ne-mbrojtje-aliut-aktakuza-eshte-pse-nuk-kane-leshuar-leje/
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme