Liderët botërorë bëjnë homazhe për vdekjen e ish-Papa Benedikt

Prishtinë | 31 Dhj 2022 | 13:39 | Nga Ekonomia Online

Liderët botërorë po bëjnë homazhe për vdekjen e Papës Benedikt XVI.

Benedikt, i cili ishte papa i parë që dha dorëheqje nga pozita e tij, vdiq të shtunën në moshën 95 vjeçare, sipas njoftimit të Vatikanit.

“E pikëlluar nga lajmi për vdekjen e Shenjtërisë së Tij Papës Emeritus Benedikt XVI”, shkroi në Twitter, presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Po ashtu edhe kryeministri britanik, Rishi Sunak bëri homazh në Twitter: “Jam i pikëlluar që mësova për vdekjen e Papa Emeritus XVI. Mendja ime sot është me katolikët e Mbretërisë së Bashkuar dhe botës”.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron përshëndeti punën e tij, për të cilin tha se “krijoi në botë më vëllazërore me shpirt dhe mençuri”, raporton BBC.

Kurse, kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni tha se “Papa ishte madhështor i besimit dhe arsyes. Ai fliste me zemrat dhe mendjet e njerëzve”.

Funerali i Papa Emeritus Benedikt XVI do të bëhet më 5 janar në Sheshin Shën Pjetri, njofton zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni.

Funerali do të udhëhiqet nga Papa Françesku.

Të ngjashme