Lideri i opozitës në Shqipëri, Lulzim Basha, 90 minuta në prokurori

Prishtinë | 26 Mar 2019 | 08:09 | Nga Ekonomia Online

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, ka qëndruar të hënën për rreth 90 minuta në Prokurorinë e Tiranës, ku është pyetur në lidhje me hetimin që po kryhet për kontratat e lobimit të Partisë që ai drejton, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas dy letër-porosive të ardhura nga SHBA-ja dhe Skocia, prokuroria shqiptare, pikërisht ajo e Tiranes, thotë se i gjithë hetimi është bazuar në prova që faktojnë se Partia Demokratike e Shqipërisë e udhëhequr nga Lulzim Basha e ka fshehur financimin në një vlerë të madhe duke deklaruar në formularin e financimeve të fushatës për partinë që ai drejton vetëm 25 mijë dollarë dhe jo shumën prej 650 mijë dollarësh, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkaq kryetari i PD-së ka akuzuar prokurorinë se po i bindet agjendës së kryeministrit Edi Rama duke thërritur zyrtarët e Partisë Demokratike. Pasi ka qëndruar për më se një orë e gjysmë në zyrën e prokurorit të çështjes Gjergji Tako, kryeopozitari Basha në dalje deklaroi se ishte thirrur si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit. Sipas tij, çështja ka nisur me kërkesë të PD-së për formularët e paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme