Lidhja e Bizneseve telegram ngushëllimi: Do ta kujtojmë Faton Osmanin për angazhimin dhe përkushtimin që dha për zhvillimin e sektorit të gazetarisë dhe të biznesit

Prishtinë | 11 Shk 2025 | 10:49 | Nga Ekonomia Online

Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Faton Osmanit, gazetarit dhe pronarit të Agjencisë së Lajmeve “ Ekonomia Online”, raporton Ekonomia Online.

Lidhja e Bizneseve të Kosovës në telegramin e dërguar shkruan se Osmani do të kujtohet gjithmonë për angazhimin dhe përkushtimin që dha për zhvillimin e sektorit të gazetarisë dhe të biznesit.

“Me rastin e ndarjes nga jeta të pronarit tuaj, Faton Osmanit, në emër të Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, ju shprehim ngushëllime të sinqerta për këtë humbje të rëndë. Faton Osmani ka qenë një mik i shtrenjtë dhe një bashkëpunëtor i çmuar, dhe humbja e tij është një goditje e madhe jo vetëm për ju, por për të gjithë ne që patëm nderin ta njohim dhe të punojmë me të. Do ta kujtojmë gjithmonë për angazhimin e tij dhe përkushtimin që dha për zhvillimin e sektorit të gazetarisë dhe të biznesit”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Të ngjashme