Lidhja e Loredanës me yllin e Dortmundit në ballinën e gazetës së madhe gjermane

Prishtinë | 07 Kor 2023 | 11:54 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja kosovare, Loredana ka konfirmuar mbrëmë lidhjen e saj me futbollistin 21-vjeçar të Borussia Dortmund, Karim Adeyemi.

Ajo në profilin e saj në Instagram ka publikuar disa fotografi së bashku me Adeyemin, shkruan Gazeta Express.

“Faleminderit Zot”, ishte përshkrimi i saj krahas disa fotografive të publikuara me 21 vjeçarin.

E ky lajm ka zënë vend në ballinën e medias së madhe gjermane, Bild.

“Këngëtarja dhe ylli i Dortmundit janë çift”, ishte titulli i gazetës.

Të ngjashme