5 shenjat e burrit që nuk tradhëton

Prishtinë | 30 Gus 2019 | 23:00 | Nga Ekonomia Online

Këto janë 5 shenjat që partneri juaj nuk do t’ju tradhetoje kurre dhe do t’ju qëndrojë besnik, pavarësisht rrethanave të jetës, bazuar në shkencë dhe në statistika. Për të arritur këtë besnikëri, e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja do të vihen në funksion, ndërsa ju gjithashtu keni rolin tuaj të pashlyeshëm.

1. Keni pagë të njëjtë

Një studim i fundit nga kërkuesit amerikanë tregoi se partnerët kishin më pak gjasa të tradhtonin nëse sillnin të njëjtën sasi parash në shtëpi. Burrat kishin më tepër gjasa të tradhtonin nëse bënin shumë më tepër para sesa partnerja e tyre dhe kishin po ashtu gjasa tradhtie nëse bënin shumë herë më pak para. Ndaj, nëse keni të ardhura pak a shumë të njëjta, statistikat tregojnë se marrëdhënia juaj mund të jetë e qëndrueshme.

2. Shokët e tij janë gjithashtu besnikë

Nja nga shenjat për te kuptuar nëse ai nuk do ju tradhtoje, është të shohësh shokët e tij. Njerëzit kanë më shumë gjasa të tradhtojnë nëse miqtë e tyre janë gjithashtu tradhtarë të partnereve të tyre. Këtë zbulim e mbështet Gary Newman, autor i librit E Vërteta Rreth Tradhtisë, sipas të cilit një mashkull me shokë besnikë priret të jetë po ashtu besnik. Kjo jo vetëm prej ndikimit që ka shoqëria te njerëzit, por edhe te fakti që dikush gjen veten te miqtë që përzgjedh.

3. Ai ndien dashuri dhe besim

Sipas një studimi të kryer nga ekspertët e marrëdhënieve, shumica e burrave nuk tradhtojnë sepse janë të pakënaqur ne fushen intime. Ata tradhtojnë sepse kërkojnë kënaqësi emocionale te një person tjetër, pasi partnerja e tyre nuk është e gatshme t’ia dhurojë këtë lloj ndjesie.

Pavarësisht se nuk mund të parashikohet me siguri se cilat do të jenë veprimet e dikujt, studimet mund të ngushtojnë shenjat që janë statistikisht më të zakonshme te ai që mund te tradhtoje dhe ai që qëndron besnik.

4. Ai është ekstrovert

Duhet të dini se ekstrovertët kanë më pak gjasa të ndjekin rrymën dhe ndikimin prej të tjerëve. Kërkimet tregojnë se introvertët janë në fakt më të prirë të tradhtojnë sepse kanë më shumë gjasa të bien dakord me dikë që i ofron diçka. Ndaj, edhe nëse partneri juaj është gjithnjë duke njohur njerëz të rinj, ju mund të jenë në pozicion të sigurt.

5. Duket si lloji i mashkullit që nuk tradhton

Sipas një studimi që mori goxha kohë, ju mund t’i besoni instinktit tuaj kur vjen puna te djemtë që duken sikur nuk janë në gjendje të tradhtojnë. Nëse instinkti juaj ju thotë “jo”, atëherë është një ide e mirë ta dëgjoni zërin brenda vetes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme