Familja ka ndryshuar. Edhe për fëmijët!

Prishtinë | 08 Mar 2024 | 08:03 | Nga Ekonomia Online

Vitet e fundit, familja ka kaluar nga një model prindëror me rregulla, urdhra dhe ndëshkime, në atë të familjes që respekton identitetin specifik të fëmijës dhe mbështet rritjen duke dialoguar me të. Nga “duhet të bindesh!”, në “duhet të kuptosh”.

Kurrë si sot të flasësh për familjen është e vështirë. Ekzistojnë shumë lloje familjesh: të përbëra dhe rikompozuara, të zgjeruara, prind i vetëm, prind homoseksualë, e kështu me radhë. Koncepti i vetë familjes është në qendër të debateve të nxehta, përtej pozicioneve të ndryshme, të cilat tregojnë sesi e konsiderojnë individët sot që nga krijimi dhe zhvillimi i familjes, ku në mes është lidhja dhe afrimiteti emocional me një person tjetër, dhe jo domosdoshmërish celebrimi i një martese.

Çdo familje ka edhe historinë e saj të veçantë, specifike dhe unike, e cila nuk meriton thjeshtëzime. Megjithatë, studime të disiplinave të ndryshme sociale pajtohen në zbulimin e një ndryshimi rrënjësor të modelit edukativ familjar. Gjatë dekadave të fundit është dëshmuar në fakt kalimi gradual nga një ligj tradicional i familjes në një familje emocionale dhe relacionale.

Mitet afektive që e kanë mbështetur të kaluarën, duke kaluar përmes rolit të nënës dhe babait, kanë ndryshuar thellësisht, duke i dhënë jetë një familjeje, e cila sot ndërtohet mbi baza të ndryshme dhe mbështet lindjen dhe rritjen e fëmijës, duke nisur nga sjelljet e fëmijës, shumë të ndryshme nga ato të së kaluarës.

Kjo është ajo që unë e quajta disa vite më parë kalimin nga “familja e babait simbolik” në atë të “nënës virtuale”, duke përmbledhur kështu metamorfozën e një babai bërthamë, jo më i bazuar në autoritetin atëror, por në qeverisjen e nënës, në një distancë nga jeta e fëmijëve. Sot gjithnjë e më shumë po rriten distancat fizike, por më shumë po afrohen ato me mendje. Një familje ku është reduktuar afërsia e përditshme fizike e djalit që në moshën e hershme të tij, në këmbim të një vëmendjeje më të madhe ndaj aspekteve emocionale dhe përkrahjen në zhvillimin e plotësimin e fëmijës ndaj prirjeve dhe aspiratave që ai shfaq.

Disa ishin arsyet që kanë promovuar këtë ndryshim dhe shumë prej tyre kanë të bëjnë me transformime të thella kulturore dhe sociale. Nuk është e mundur t’i kalosh të gjitha në shqyrtim, por është e sigurt se mënyra e re për të ndërtuar dhe t’i japësh kuptim identitetit femëror dhe mashkullor, rinegociimi i roleve në familje, ndërrimi i teorive për mendjen dhe mbi dashurinë e fëmijëve, rënia në shoqëri me fobi ndaj seksit, takimi i hershëm ekografik, janë vetëm disa nga dukuritë që kanë ndihmuar në ndryshimin dhe modifikimin e miteve afektive të nënës dhe babait.

Mite afektive që janë thelbësore, sepse përkufizojnë bazat në të cilat fillon dhe ndërtohet familja, e që orientojnë drejt planifikimit, shtatzënisë, lindjes dhe zhvillimit të fëmijëve. (Revista Psikologji)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme