Gjumi i tepërt shkakton sëmundje të zemrës dhe e rritë rrezikun e vdekjes

Prishtinë | 15 Qer 2023 | 18:55 | Nga Ekonomia Online

Studimet e reja sugjerojnë se tejkalimi i sasisë së rekomanduar ditore të gjumit e rritë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe vdekjes.

Hulumtuesit kanë ekzaminuar të dhënat e përafërsisht 120,000 të rriturve, të moshave 35 deri 70 vjet, në 21 shtete të ndryshme për rreth tetë vjet.

Shkalla e sëmundjeve të zemrës dhe e vdekjes kishte qenë 7.8 për 1,000 mes atyre që kishin fjetur gjashtë deri në shtatë orë brenda nate, krahasuar me 8.4 për 1,000 mes atyre që kishin fjetur tetë deri në nëntë orë, 10.4 për 1,000 mes atyre që kishin fjetur nëntë deri në 10 orë, dhe 14.8 për 1,000 mes atyre që kishin fjetur më shumë se 10 orë brenda nate.

Kjo i bie me 5%, 17% dhe 41% rrezik më të shtuar.

Shkalla mes atyre që flenë gjashtë ose më pak orë është 9.4 për 1,000, ose 9% më e lartë sesa ata që flenë sa sasia e rekomanduar.

Sidoqoftë, ekspertët thonë se rreziku i sëmundjeve të zemrës dhe vdekjes te njerëzit që flenë shumë është më shqetësues për faktin se kanë probleme të fshehta që i nxisin të flenë më gjatë.

Vlen të ceket se ky studim është publikuar në revistën “European Heart Journal”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme