Vetëm gjashtë minuta dremitje pasdite ripërtërijnë energjinë

Prishtinë | 02 Jan 2018 | 16:34 | Nga

Vetëm 30 minuta dremitje tri herë në javë zvogëlon rrezikun nga sëmundjet e zemrës për 37 për qind, ka treguar hulumtimi në Universitetin e Kalifornisë. Dremitja veçanërisht u rekomandohet njerëzve të cilët nuk flenë sa duhet gjatë natës, dhe meqenëse nxit çlodhjen dhe relaksimin, është e mirë për tensionin e gjakut, transmeton koha.net.

Përveç kësaj, studimi ka treguar që 90 minuta dremitje në ditë i ndihmon punës së mirë të trurit, dhe njerëzit pas kësaj arrijnë rezultate më të mira në testet e komplikuara me shkrim, për dallim prej atyre që nuk pushojnë. Hulumtuesit shpjegojnë që truri e përdor dremitjen që procesi i kujtesës afatshkurtër të krijojë “hapësirë” për gjërat e reja që mësohen.

Sa gjatë të dremisim

6 minuta – mjaftojnë që të aktivizohet procesi i kujtesës efikase, ka treguar një studim gjerman i vitit 2008. Kjo është e mjaftueshme që truri “të pastrojë” kujtesën afatshkurtër që të jetë në gjendje të ruajë më shumë të dhëna.

20 minuta – kjo do t’ju çojë në dy fazat e para të ciklit të gjumit, në të cilat ngadalësohet puna e zemrës. Kjo do të përmirësojë vigjilencën, koncentrimin dhe disponimin. Madje edhe nëse nuk arrini të flini, relaksimi i thellë prej njëzet minutash vepron njëlloj mirë.

40 minuta – nëse nuk keni fjetur mirë natën e kaluar dhe duhet ta stimuloni koncentrimin, një dremitje prej 40 minutash do të duhej t’jua mundësonte këtë gjë. Kjo kohë është e mjaftueshme që sistemi i imunitetit të rimëkëmbet dhe të merrni një vrull të ri të energjisë. Sigurohuni ta keni aktivizuar alarmin sepse fjetja më e gjatë krijon ndjenjën e inercisë dhe çorientimit.

90 minuta – Fjetja prej një orë e gjysmë deri në tri orë është cikël i plotë i gjumit, dhe trupit i jep forcë të re.

Koha më e mirë për dremitje

Nëse vendosni shumë herët për të pushuar vështirë do t’ju zërë gjumi, ndërsa, në anën tjetër, dremitja e vonë ndikon në gjumin e natës. Njerëzit të cilët zgjohen herët duhen ta bëjnë pushimin e pasdites rreth orës 13, ndërsa ata të cilët shkojnë për të fjetur pas mesnate dhe zgjohen më herët, duhet ta bëjnë pushimin rreth orës 14 e 30 minuta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme