Liga e Kampionëve rikthehet sonte me këto dy derbi

Prishtinë | 06 Pri 2021 | 08:33 | Nga Ekonomia Online

Sonte (e martë) do zhvillohen dy super përballje në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Derbi më i ‘zjarrtë’ do jetë mes Real Madridit dhe Liverpoolit, derisa Manchester City e pret Borussia Dortmundin.

Real Madrid synon të bëjë befasinë këtë edicion duke provuar të fitojë Ligën e Kampionëve, ngase siç dihet nuk shihej si favorit dhe është nënvlerësuar në disa situata.

Kurse, Liverpool kërkon ‘hakmarrjen’ e para dy viteve dhe gjithashtu duan trofeun me prestigjiozë në vend për të siguruar pjesëmarrjen edhe edicionin tjetër, ngase nuk dihet nëse do mbesin në top katër.

Nga ana tjetër, Manchester City nuk do ta këtë aq të lehtë ndaj Borussia Dortmundit.

Të dy takimet nisin në ora 21:00.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme