Lëvizja “Fol” ka shënuar Ditën Botërore të Sinjalizuesve me moton “Kqyr Ngo Fol”, ku më këtë rast ka publikuar edhe raportin “Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve”, raporton Ekonomia Online.
Tash e një vit e gjysmë është miratuar Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve, por ende nuk po zbatohet në praktikë. Sipas Lëvizjes “Fol”, ministria e Drejtësisë ka dështuar në hartimin e rregulloreve sa i përket sinjalizimit.
Yllka Buzhala, hulumtuesja në “Fol”, ka deklaruar se ende nuk dihet numrit i saktë i institucioneve publike sa i përket zyrtarëve përgjegjës.
Sipas raportit, 73% e zyrës së kryeministrit dhe ministrive kanë emëruar zyrtarin përgjegjës kurse 27% nuk janë përgjigjur. Ndërsa 87% nga Kuvendi dhe 80% në universitetet publike.
“Ligji parasheh emërimin e zyrtarëve përgjegjës nga institucionet publike që kanë mbi 15 të punësuar. nuk dihet numri i saktë i institucioneve publike dhe të dhënat nuk rifreskohen. Kemi arritur të krijojmë 85 kontakte të zyrtarë përgjegjës të emëruar në institucionet publike”.
“Nga këto kontakte ne kemi pare nga afër vështirësitë dhe sfidat. Zyra e Kryeministrit dhe ministritë 73% e kanë emëruar zyrtarin përgjegjës dhe 27% Nuk janë përgjigjur. Institucionet e pavarura nga Kuvendi 87%. 61% e komunave e kanë emëruar zyrtarin përgjegjës, 41% ndërmarrjet publike dhe Universitetet publike 80%”, njoftoi ajo.
Lëvizja “Fol” rekomandoi që Ministria e Drejtësisë të miratoj rregulloren e sinjalizimit, të bëhet thirrje ndaj institucioneve publike si dhe të krijohet një kod etik.
“Ata kanë mungesë të informatave të sinjalizimit. 40% janë deklaruar se kanë ndjekur trajnime, vetëm 47% janë përgjigjur pyetësorit. Miratimi i rregullores të jetë prioritet i MD-së që i rregullon detyrat e zyrtarëve përgjegjës. Rekomandohet që këta zyrtarë përgjegjës të jenë ligjor, të mbahen trajnime apo fushata informuese”.
“Të bëhet thirrje ndaj institucioneve publike për zbatimin e dispozitave të LMS-së. Të krijohet një listë me kontaktet e gjithë zyrtarëve përgjegjës dhe të publikohet në AKK. AKK-ja të bëjë të bëjë vlerësimin e rrezikshmërisë së pozitës si dhe të krijohet një Kod Etik Profesional apo ndonjë udhëzues”, tha Buzhala.
Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion, Shaip Havolli, potencoi se rreth 95% e institucioneve kanë zyrtar përgjegjës.
Havolli deklaroi se së shpejti AKK-ja do të publikoj rregulloren për sinjalizimin e zyrtarëve përgjegjës.
Por, për shkak të problemeve shumë shpejt sipas Havollit do të ndryshohet kjo rregullore, siç tha ai pas 6 muajve. Mes tjerash thotë ai se ka filluar frika te bartësit e institucioneve publike nga Ligji i Sinjalizimit”.
“AKK ka marrë gjitha masat kemi hartuar një divizion dhe një rregullore. Kemi pasur praktika të ndryshme nuk ka qenë e re për neve. As ne nuk e dimë sa institucione kanë zyrtarë përgjegjës”.
“Rreth 185 është numri i zyrtarëve përgjegjës. 95% e institucioneve i kanë caktuar këta zyrtar. Është bërë një udhëzues ku janë ngritur shqetësime për t’i paraqitur në rregullore. Vazhdimisht ka dalë diçka e re edhe nëse ish bë rregullorja kish me dal gabim. Rregullorja është gati por është shtyrë për shkak pandemisë”.
“Ka probleme në zbatim, ka filluar edhe dorëheqjet apo edhe heqja e emrit nga publikimi. Ka pasur sinjalizime që nuk i kanë plotësuar kriteret. Janë 2-3 institucione që kanë sjell raportin vjetor. Sa i përket sektorit privat total ka ngecje, ne mund të fillojmë më faza. Ka filluar një frikë nga institucionet për shkak të ligjit”, ka thënë Havolli.
Sekretari i Ministrisë së Drejtësisë, Qemajl Marmullakaj, ka thënë se janë vonuar në hartimin e rregullores për sinjalizim.
Marmullakaj shtoi se kanë filluar një iniciativë më formimin e grupit punues i cili është në bashkëpunim me shoqërinë civile do të merret me këtë çështje.
“Kemi bërë veprime të ndryshme që të informojmë institucionet publike. Ligji përcakton hartimin e rregullores ku MD është vonuar me këtë proces. Ligji është i qartë dhe në masë të madhe trajton rastet dhe parasheh zbatimin sa i përket udhëzimeve administrative”.
“Kemi formuar grupin punues, për shkak te rrethanave politike dhe pandemisë një pjesë e madhe janë inkoperuar ne projekt-rregullore. Mirëpresim çdo iniciative, ku vetëm kemi filluar një nismë me shoqërinë civile”, shtoi ai.
Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës (OEAK), Arian Zeka, tregoi se ka vështirësi dhe sfida në sektorin privat sa i përket sinjalizimit.
“Vazhdimisht ne kemi folur për nevojat e njësive të brendshme të integritetit ku mund të bëhet raportimi në mënyrë konfidenciale. sinjalizuesit mund të raportojnë rastet e korrupsionit. Përgjegjësia mbetet mbi drejtuesit e kompanive. 66% kanë raportuar që kanë kode të etikes që është inkurajuese”, tha Zeka.
Yll Zekaj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) potencoi se zyrtarët përgjegjës nuk besojnë në institucione andaj thotë ai se ka hezitime për të sinjalizuar, raporton EO.
“Institucionet kanë dështuar më zbatimin e ligjit. 87 institucione kemi marrë përgjigje që bie ndesh me qasjen e dokumenteve zyrtare”.
“Personave përgjegjës nuk iu janë krijuar kushte të punës, kemi raste kur i shtohen përgjegjësi shtesë. në mos zbatimin e ligjit kemi pare ngecje në mos raportimi i rasteve në anti- korrupsion. Nuk besojnë në institucione kanë hezitime për të sinjalizuar”, u shpreh ai.