Ligji që rregullon pagat në sektorin publik do të hyjë në fuqi në nëntor të këtij viti dhe do të zbatohet në përpikëri siç është parashikuar, raporton Ekonomia Online.
Kështu bëri të ditur Besnik Tahiri, koordinator për Reformë në Administratën Publike. Tahiri në konferencën e organizuar nga Zyra e BE-së dhe Ministria e Administratës Publike ku u paraqitën rezultatet e vitit të parë të implementimit të Reformës në Administratës Publike, shtoi se deri më 1 shtator do të jenë gati të gjitha rregulloret.
Kur foli për Ligjin për Qeverinë, ai tha se numri i ministrive do të jetë 15 dhe se nuk do të ketë ministri e më shumë se dy zëvendësministra.
Miratimi i këtyre dy ligjeve, tha si përbën hapin më të madh në reformën në administratën publike.
“Nuk ka zbatim të pjesshëm të Ligjit të Pagave, kush do që mundohet me gjet mes e ka gabim. Kur mbarojmë ligj zbatohet në përpikëri. Me 1 nëntor do të shkojmë në zbatim të plotë. Me 1 shtator do të kemi të gjitha rregullohet”.
“Ligji për Qeverinë nuk do të ketë më shumë se 15 ministri, Në secilën ministri nuk do të ketë më shumë se 2 zv.minsitra”.
Ministri i Administratës Publike (MAP) Mahir Yagcilar, tha se po punohet në hartimin e akteve nënligjore të cilat ndikojnë në reformën në administratën publike.
Edhe pse pranon se është bërë punë këtë drejtim ai thotë se duhet ende angazhim për të plotësuar kushtet e përcaktuara nga BE-ja.
Kur foli për agjencionet, ai tha se edhe përkundër ndërhyrjeve si nga brenda po ashtu edhe nga jashtë reformat nuk do të ndalen.
“Ka përparime por duhet ende punë, duke krijua koordinim edhe qasje dhe vizion si dëshirojmë të ndërtojmë shtetit që të jetë sa ma funksional dhe të plotësojmë kushtet që kërkohen nga BE, sepse synimi ynë është BE-ja|.
“… ekzistojnë sfida por duhet koordinimi më i mirë. Ka shumë ndërhyje edhe nga brenda edhe nga jashtë në agjencionet publike, por këto çështje në agjendën e reformave do të kalohen, por ka nevojë që të gjithë ta kuptojmë rëndësinë e reformave”.
Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, ishte kritik ndaj institucioneve kur foli për zbatimin e reformave dhe llogaridhënien.
Ai tha se detyrat e shtëpisë duhet që të kryhen nga të gjithë, kur merre parasysh edhe ndihma që ka dhënë e po jep BE-ja. Prandaj sipas tij, nuk duhet pritur që të tjerët të kryejnë punën për ne.
Ai përmendin edhe një fjalw që përdoret në popull “mos po do me të qu edhe në deti”, krejt kjo me qëllim që sipas tij, reformat dhe punët e shtëpisë duhet të kryhet ngase janë obligim.
“E kemi detyrë me i zbatuar reformat dhe me i kryer punët e shtëpisë, nuk duhet të kemi dilema. Shtoja këtu edhe ndihmë qw po na jep BE-ja, por ata nuk munden me na thënë ‘a po doni me ju qu edhe në deti’, prandaj duhet me punuar në këtë drejtim”.
Luigi Brusa nga Zyra e BE-së tha se reformat në administratën publike janë mundësi e mirë për zbatimin e MSA-së dhe integrimin në BE.
“Kjo është një mundësi e mirë për të vazhduar me agjendën e reformës në përputhje me marrëveshjen e MSA-së dhe rrugën për integrim në BE”.
“Është bërë punë e mirë në këtë drejtim, por na ende punë, Kërkohet angazhim nga të gjithë ata që janë të përfshirë në proces”.