Ligji për Pagat kufizon rrogat e punëtorëve të ndërmarrjeve publike (Dokument)

Prishtinë | 25 Shk 2019 | 13:34 | Nga Ekonomia Online

Ndërmarrjet Publike të cilat operojnë me humbje dhe subvencionohen nga shteti, nuk do të mund ta caktojnë lartësinë e pagës në mënyrë të pavarur. Për pagat e tyre, do të vendos Qeveria e Kosovës.

Ndërkaq për ndërmarrjet të cilat kanë financim të mjaftueshëm nga puna e tyre pagat i cakton menaxhmenti, por ajo nuk do të mund të jetë më e madhe se koeficienti 1 me 7 apo në shumë prej 1673 euro.

Neni 27 i Ligjit për Paga flet për kompetencat e nivelit të pagave në ndërmarrjet publike.

Neni 27 i Ligjit për Paga flet për kompetencat e nivelit të pagave në ndërmarrjet publike.

“Nivelet e pagave të punëtorëve të tyre të caktuara nga qeveria, brenda koeficientit minimal 1 dhe koeficienti maksimal 7, sipas vlerës së koeficientit të përcaktuar me nenin 23 paragrafi 1 të këtij ligji. Masën e shtesës për foramncë por jo më shumë se një pagë mujore në vit, pas daljes së rezultatit pozitiv financiar vjetor, si dhe pas miratimit nga Komisioni ndërministror për ndërmarrje publike”.

Ndërmarrjet të cilat funksionojnë me humbje nuk mund t’i caktojnë rrokat vetë, për pagat e tyre do të vendos Qeveria e Kosovës.

“2. Për ndërmarrjet publike, veprimtaria e të cilave është me humbje, ose subvencionohet nga shtet, Qeveria e Kosovës, me propozim të Komisionit ndërministrorë për ndërmarrje publike, miraton, me akte të veçanta, nivelin e pagave dhe të shtesave për përformancën e punonjësve të tyre sipas paragrafit q nën-paragrafi 1.1, të këtij neni”, saktëson Ligji për Paga.

Ligji për Pagat i miratuar në Kuvendin e Kosovës, ka ngjallur reagime të shumta dhe pakënaqësi te punëtorët e ndryshëm.

Ky ligj hynë në fuqi pas nëntë muajve nga data e publikimit në gazetën zyrtare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme