Ligji për partitë politike eliminon të korruptuarit

Prishtinë | 22 Sht 2016 | 09:48 | Nga

Përveç rolit në demokratizimin e brendshëm dhe në rritjen e transparencës, ligji për partitë politike do të mund të kontribuonte edhe në eliminimin e të korruptuarve dhe atyre që kanë probleme me rendin ligjor.

Kështu kanë deklaruar për gazetën “Epoka e re”, ish-anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Fadil Maloku, Blerim Burjani dhe Florian Dushi. Ata kanë thënë se ligji për partitë politike është i domosdoshëm pasi, në mungesë të tij, partitë politike po vazhdojnë të jenë mbi shtetin. Kryetarja e komisionit për legjislacion, Albulena Haxhiu, ka bërë me dije se aktualisht nuk është në agjendë hartimi i këtij ligji.

Ish-anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Fadil Maloku, ka thënë se mungesa e një ligji të veçantë për partitë politike krijon edhe më tej konfuzion lidhur me përkatësinë dhe origjinën ideologjike të subjekteve ekzistuese.

Ai ka deklaruar për gazetën “Epoka e re” se ligji aktual është bërë një ‘këmishë’ e ngushtë për zhvillimet, kërkesat dhe procesin zgjedhor në tërësi.

Edhe njohësi i proceseve politike dhe zgjedhore, njëherësh ish-anëtar i KQZ-së, Blerim Burjani, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se Kosova ka pasur dhe ka nevojë të ketë një ligj për partitë politike. Sipas tij, në mungesë të një ligji të tillë aktualisht subjektet politike janë mbi shtetin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme