Ligji i Trepçës, mundësi e re apo sfidë për zhvillimin ekonomik të Kosovës, ishte tema e konferencës së realizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Komuna e Mitrovicës, në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2016”,Unë konsumojë produkte vendore, po Ju?
Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se funksionalizmi i Kombinatit Trepça do ta zhvilloi vendin dhe për këtë të gjithë sytë i kanë nga Trepça. Edhe pse Ligji i Trepçës është miratuar ende shumë gjëra mbeten të padefikuara apo të mjegulluara.
“Trepça vazhdon të mbetet sfidë edhe përkundër faktit se është miratuar ligji, ajo vazhdon të mbetet në gjendje shumë të vështirë dhe institucionet duhet të nisin zbatimin e ligjit. Besojmë se sponsorisuesit e ligjit do të nisin funksionlizimin e kombinatit në mënyrë që të ketë zhvillim të vendit, punsim e mirëqenie më të mirë”, tha Agim Shahini.
Kryetari i AKB-së, shtoi se Trepça si një aset shumë i rëndësishëm i shtetëror, duhet zhvilluar si kompleksi më zhvillimor i së ardhmes së ekonomisë vendëse.
Sipas tij vite më parë ishte kombinati më i zhvilluar që punësonte më së shumti në vendin tonë dhe ishte i njohur si gjigant ekonomik jo vetëm në Kosovë, por edhe në Ballkan, Evropë e më gjerë, ndërkaq sot është në gjendje jo të mirë, por është bërë kompani të cilën po e lakmojnë edhe të tjerët
Agim Bahtiri, kryetar i Komunës së Mitrovicës, tha se kopleksi Trepça është shumë e rëndësishme jo vetë për Mitrovicën, por për tërë Kosovën dhe nuk duhet pritur më, duhet nisur me punë.
Shyqri Kelmendi, ish drejtor i Trepçës, tha se vendi ka nevoj që Trepça të ringjallet dhe për këtë duhet përkushtim nga të gjithë.
Ai tregoi se puna për Ligjin e Trepçës, ka qenë një proces pesë vjeçar dhe se me miratimin e tij është shpëtuar ky gjigant ekonomik, i cili do të kontribuoj në zhvillimin e vendit dhe nuk është lejuar të shkatrrohet.
“Mendoj se ligji ofron iden e zhvillimit dhe për këtë duhet të joshen e sillen investoitorë të huaj për funksisonalimzin e kompleksit”, tha Kelmendi.
Ai tregoi se sot Kosova ka rreth 58 milionë tonë xehe dhe parashihet që në asetet e Trepçës të invetsohen qindra miliona euro që janë të mirë pritura. Plani për rivitalizimin e saj është shumë i rëndësishëm dhe duhet që sa më parë të nisë funksionalizimi.
Nenad Rashiç, deputet i Kuvendit, tha se idea ndarjes së aksioneve është e mirë, por duhet definohet mënyra e përcaktimit të vlerës së aksioneve për secilin prej punëtorëve.
Nazmi Mikullovci, ish drejtor i Trepçës, tha se ky kombinat dikur ishte kompania më e fuqishme jo vetëm në rajon por edhe më gjerë, ku kishte mbi 20 mijë punonjës. Kishte zhvillim të bujshëm dhe ishte ndër pesë eksportuesit më të mëdhenj të xeheve.
“Kompleksi Trepça, mundet të lulëzoi përsëri fuqishëm, por po nënçmohet nga institucionet, ku pos xehtarisë, duhet zhvilluar edhe metalurgjia dhe sketorët tjerë”, tha Mikullovci.
Ai shtoi se duhet sjell investitorë të fuqishëm botëror e të cilët do të ndërtonin qindra fabrika dhe jo që shteti të bëjë investime të kota.
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, tha se Trepça duhet zhvilluar e jo në emër të saj vetëm të përfitohet nga disa individë. Sipas tij asnjëri nga punonjësit nuk do të mund të marrin 20 për qindshin, gjë edhe për të cilën shtroi pyetje.
“Sot në emër të Trepçës vidhet, përfitohet nga persona të caktuar, por punonjësit nuk fitojnë asgjë. Shteti nuk ka dashuri ta zhvilloi këtë. Shteti nuk ka kredibilitet për të marr kredi e zhvilluar kombinatin”, tha Pacolli.
Ai akuzoi se ata shitën tërë pasurinë e vendit (fabrikat) dhe i shëndrruan ato sikur të ishin shkatërruar.
Pacolli, tha se Trepça do zhvillim e jo fjalë, derisa paraqiti edhe disa modele për ecjen përpara të kompleksit Trepça nga e cila do të punsohen shumë qytetarë.
Edhe të pranishë të tjerë kanë kërkuar qësa më parë të funksionalizohet Trepça, e cila do të ndikoi në zhvillimin ekonomik të vendit.