Ligji i Serbisë lë pa dokumente personale qytetarët e Luginës të zhvendosur në Kosovë

Prishtinë | 06 Pri 2018 | 08:13 | Nga

Ligji për qëndrim të përhershëm dhe të përkohshëm në Serbi, i miratuar në vitin 2011, po ua pamundëson qytetarëve të Luginës së Preshevës që janë shpërngulur në Kosovë që t’i ndjekin procedurat ligjore për rregullimin e statusit juridik në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas raportit të Institucionit të Avokatit të Popullit në lidhje më të drejtat civile të shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, të zhvendosur në Republikën e Kosovës, kjo po ndodh për faktin se bazuar në këtë ligj, shteti i Serbisë po i shlyen nga evidenca qytetarët që nuk i gjen në vendbanimet e regjistruara dhe po iu pamundëson atyre pajisjen me dokumente personale.

Mungesa e dokumenteve, sipas raportit, qytetarëve të zhvendosur në Kosovë që nga vitit 2001, po iu pamundëson pajisjen edhe me dokumente të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme