Likaj bën thirrje për respektim të masave, pjesëmarrja në shkolla e pazëvendësueshme

Prishtinë | 31 Tet 2020 | 23:30 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, me rritjen e rasteve me COVID-19 iu ka bërë thirrje nxënësve, prindërve, mësimdhënësve dhe stafit të shkollave që të respektojnë me përpikëri masat e rekomanduara nga MSH dhe IKSHPK.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se asnjë skenar tjetër nuk e zëvendëson pjesëmarrjen në shkolla, andaj ka apeluar që të punojnë bashkërisht që të mbajnë në jetë skenarin A.

“Falënderoj të gjithë nxënësit, prindërit, mësimdhënësit, taskforcat, DKA-të, Kolegjiumin e DKA-ve, Asociacionin e Komunave, Ministrinë e Shëndetësisë, Policinë e Kosovës, SBAShK-un, inspektoratet përkatëse dhe të gjithë që po na ndihmojnë që ta kalojmë sa më lehtë këtë situatë pandemike”, ka thënë ai.

Të ngjashme