Likaj dhe përfaqësuesi i SBASHK-ut diskutojnë për fillimin e vitit të ri shkollor

Prishtinë | 10 Gus 2020 | 14:59 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Arsimit dhe Shkencës  Ramë Likaj bashkë me shefin e kabinetit të tij  Gëzim Berisha  janë takuar me kryetarin e  SBASHK-ut Rrahman Jasharaj.

Ministri Likaj ka informuar kryetarin  e SBASHK-ut për gjithë angazhimet e bëra deri tani për fillimin e vitit të ri shkollor bazuar në rrethanat aktuale duke theksuar se janë përgatitur  nga MASH-i tri opsionet e mundshme  dhe se për to do të diskutohet edhe në instancat më të larta të shtetit, thuhet në komunikatën e ministrisë.

 Kryetari  Jasharaj ka thekuar se  SBASHK  me të gjitha mundësitë do të jetë në mbështetje në MASH-it  lidhur me angazhimet  për fillimin e vitit të ri shkollor. Kryetari Jasharaj ka thënë  se cili do vendim lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor nuk është i lehtë dhe se kërkon angazhimin, jo vetëm të MASH-it, DKA-ve dhe SBASHK-ut , por edhe të gjithë institucioneve  qendrore e lokale. Mendojmë se duhet zhvilluar një debat edhe në Parlamentin e  Kosovës në mënyrë që të nxjerrën ide dhe të caktohen detyra konkrete për të gjithë . Ai ka shtuar se nuk ka qenë veprim i drejt shkurtimi i mjeteve buxhetore të MASH-it me rastin e rishikimit të buxhetit sepse në cilën do variant që nis viti shkollor  konsiderojmë se MASH-i ka pasur nevojë për mbështetje shtesë buxhetore e jo të ndodhin shkurtime.

Në vazhdim të këtij takimi është arritur marrëveshja që të formohen komisionet nga MASH-i dhe SBASHK-u për të negociuar  lidhur me Kontratën e re Kolektive të Arsimit të Kosovës  në mënyrë që pas arritjes së marrëveshjes për tekstin përfundimtar edhe të nënshkruhet  kjo Kontratë  nga MASH-i dhe SBASHK-u.

Një çështje e rëndësishme që është debatuar në këtë takim është edhe ajo lidhur me mësimdhënësit e punësuar e që kanë 180 kredi. Të dy palët janë pajtuar që kjo çështje të analizohet dhe të merren hapat konkret  për të zgjidhur ashtu si duhet  duke ndryshuar Udhëzimin Administrativ 10/2018 dhe duke iniciuar mundësinë që të fillohet me programin për ngritjen e profesionale  të tyre pa shkëputje nga puna.

Të dy palët janë pajtuar që me angazhime të përbashkëta  të vazhdojnë përpjekjet që të  arrihet zgjidhje e drejt dhe ligjore për punëtorët e arsimit që janë me sëmundje të rënda.

Ministri Likaj  duke  vlerësuar angazhimet e  SBASHK-ut edhe në këtë takim është shprehur se  do të vazhdojë  bashkëpunimi dhe se përfaqësues të sindikatës do të jenë të përfshirë në të gjitha komisionet dhe grupet punuese  , kudo që kanë mundësi të japin kontributin e  tyre në shërbim të arsimit.

(Artikull i sponsorizuar)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme