Likaj i bindur që s’do të lejojë ndërhyrjet politike, arsyeton emërimin e zv.ministrit Bardheci

Prishtinë | 25 Qer 2020 | 12:56 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Arsimit dhe Shekncës (MASh) Ramë Likaj, ka raportuar lidhur me gjendjen në arsimin e lartë në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport

Deputeti i PDK-së Sejdi Hoxha ka thënë se problemet në Këshillin Shtetëror të Cilësisë (KShC) po shkojnë duke u thelluar.

Hoxha i ka kërkuar ministrit Likaj bashkëpunim ndërmjet ministrisë dhe Qeverisë sepse sipas tij, arsimi i lartë mund të jetë në krizë të thellë.

“Problemi në KShC po shkon duke u thelluar dhe aty po vazhdojnë problemet me anëtarët e tyre. Ministër situata është shumë shqetësuese në KShC dhe duhet një komunikim i mirëfilltë mes Qeverisë sepse i tërë arsimi i lartë mund të jetë në krizë të thellë për gojën e disa personave”.

“Ne jemi dëshmitar që arsimi i lartë është duke u ballafaquar me një sërë sfidash dhe probleme si në atë publik po ashtu edhe në privat”, ka thënë Shpejtim Bulliqi nga VV-ja.

Deputeti i VV-së Fitim Uka ka ngritur shqetësimin për emërimin e zv.ministrit të Arsimit, Driton Bardheci, që sipas tij, nuk ka një CV të pastër.

“Është emëruar një zëvendës ministër që të paktën me sa dimë ne  është pa një CV të pastër dhe vazhdon të ketë studentë dhe çfarë lloj përgjegjësi do të ketë ky zëvendës dhe cili është plani i punës së tij”.

Ministri i MASH-it Ramë Likaj ka thënë se prioritet do të jetë edhe rritja e numrit të stafit të agjencisë së akreditimit.

Ai ka thënë se tani për tani janë në stad të rregullt vetëm 7 anëtarë, por sipas tij, kërkohen edhe 32 shtesë.

“Draft-ligji për arsimin e lartë do ti aktivizojmë grupet për këto dy projektligje dhe do ti freskojmë grupet punuese. Politikat tjera janë rritja e numrit të stafit se agjencioni  i akreditimi ka vetëm 7 persona në staf të rregullt dhe e kanë të vështirë sepse kërkohen edhe 32 shtesë”.

“Unë jam shumë i interesuar qe me depolitizua sistemin e arsimit dhe me përgjegjësi të plotë po them që askush nuk mund me ndërhy në punën time. Ne jemi duke pritur ftesën për EQAR, por komisioni i ankesave ka qenë jo funksional dhe pa e tejkaluar këtë nuk mund të jemi të pranishëm në këtë organizatë”.

Mirëpo Likaj ka thënë se deri sa ai është në krye të ministrisë së arsimit nuk do të ketë ndërhyrje politike.

“A ka ndikim në KShC politika, aty nuk e di, por te ministria nuk ka me pas ndikim deri sa jam unë në krye të kësaj ministrie. Unë nuk qëndroj mbas asnjë interpretimi ligjor”.

“Me syllabus e kemi përcaktuar edhe kriteret e notimit. Jemi duke punuar në ligjin për tekste mësimore edhe grupin punues për tekste shkollore e kemi marr ekspertizën më të mirë”.

“Qëllimi kryesor ka qenë që zgjedhjet me qenë fer dhe ne për këtë arsye ne kemi dërguar edhe monitorues nga shoqëria civile, ka thënë Likaj.

Likaj ka kërkuar që të aprovohet sa më shpejt ligji për këtë Agjenci, raporton EO.

Mes tjerash ai ka thënë që mund të organizohet testi i maturës për ata që duan të studiojnë jashtë, mirëpo ai ka thënë që ata duhet të kenë një vërtetim që janë pranuar jashtë vendit.

Ndërsa për emërimin e zv.ministrit ai u shpreh se ai është njohës i problemeve të rinisë më vend.

“Është problem i nxënësve që tash kanë kërkuar të regjistrohen jashtë. por ekziston një zgjidhje që e kam menduar unë që me organizuar provimin e maturës për të gjithë ata që kanë vërtetim që janë pranuar jashtë”.

“Sa i përket zv.ministrit të Arsimit unë e kam pasur student dhe ai studion në dy universitete, nuk është rast i shkëlqyeshëm por është person shembullor she ka punuar shumë me rini dhe i njeh problemet e rinisë”.

Të ngjashme