Ministri i Arsmit dhe Shkencës, Ramë Likaj gjatë ditës së sotme ka vizituar Shkollën Profesionale “Shtjefën Gjeçovi” në Prishtinë. Ai nga afër ka parë kushtet në të cilat arsimohen dhe përgatiten profesionalisht nxënësit e kësaj shkolle.
Postimi i plotë:
Sot, së bashku me u.d drejtoren e Agjencisë së Arsimit dhe Aftësimit Profesional, Fikrije Zymberi, vizitova Shkollën Profesionale “Shtjefën Gjeçovi” në Prishtinë, ku pashë nga afër kushtet në të cilat arsimohen dhe përgatiten profesionalisht nxënësit e kësaj shkolle.
Është kënaqësi të shohësh përkushtimin e menaxhmentit dhe mësimdhënësve për të përgatitur sa më mirë nxënësit në drejtimet që ka kjo shkollë, por edhe punëtoritë me mjete moderne për kryerjen e punës praktike.
Zhvillimi i Arsimit dhe Aftësimit Profesional është një nga prioritetet e MASh dhe po punojmë që të krijojmë mundësi sa më të mira për përgatitjen e të rinjve tanë për tregun e punës, rritjen e konkurrueshmërisë dhe punësueshmërisë.