Limaj: Duhet gjetur rrugë për vazhdimin e dialogut me Serbisë

Prishtinë | 21 Qer 2019 | 18:24 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri ka njoftuar se është takuar me ministrin e Jashtëm sllovak, së bashku me bashkëkryesuesin e Delegacionit Shtetëror, Shpend Ahmetin.

Me ta ai tha se biseduan edhe për normalizimin e dialogut.

Postimit i plotë:

”Bashkë me Shpend Ahmetin në cilësinë e Kryesuesve të Delegacionit Shtetëror për Bisedime me Serbinë, patëm një drekë pune me ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, njëherësh edhe kryesues i OSBE-së, Miroslav Lajçak, me të cilin biseduam për zhvillimet aktuale në vendin tonë si dhe thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona.

Biseduam edhe për dialogun Kosovë-Serbi dhe bashkërisht konstatuam se duhet gjetur rrugë sa më parë, për vazhdimin e dialogut me Serbisë.

Kosova është e gatshme të ulet në bisedime për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse obliguese për njohje reciproke.

Theksova po ashtu rëndësinë që ka për Kosovën dhe rajonin njohja sa më shpejt e Kosovës nga vendet anëtare të BE-së, e këtë rast e Sllovakisë”.
FL

Të ngjashme