Bashkëkryesuesi i Delegacionit Shtetëror për Bisedime me Serbinë, Fatmir Limaj, ka zhvilluar sot një dreke pune me me ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajćak.
Bashkë më të ka qenë edhe Bashkëkryesuesi tjetër i delegacionit, Shpend Ahmeti.
Limaj ka njoftuar se me kryediplomatin sllovak kanë biseduar për zhvillimet aktuale në vend si dhe thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona.
“Biseduam edhe për dialogun Kosovë- Serbi dhe bashkërisht konstatuam se duhet gjetur rrugë së më parë, për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Kosova është e gatshme të ulet në bisedime për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse obliguese për njohje reciproke”, ka shkruar Limaj.
Limaj, poashtu në këtë takim ka theksuar rëndësinë që ka për Kosovën dhe rajonin njohja sa më shpejtë e Kosovës nga vendet anëtarë të BE-së e këtë rast e Sllovakisë.
Njoftimi i plotë:
Bashkë me Shpend Ahmetin në cilësinë e Kryesuesve të Delegacionit Shtetëror për Bisedime me Serbinë, patëm një drekë pune me ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, njëherësh edhe kryesues i OSBE-së, Miroslav Lajçak, me të cilin biseduam për zhvillimet aktuale në vendin tonë si dhe thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona.
Biseduam edhe për dialogun Kosovë-Serbi dhe bashkërisht konstatuam se duhet gjetur rrugë sa më parë, për vazhdimin e dialogut me Serbisë.
Kosova është e gatshme të ulet në bisedime për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse obliguese për njohje reciproke.
Theksova po ashtu rëndësinë që ka për Kosovën dhe rajonin njohja sa më shpejt e Kosovës nga vendet anëtare të BE-së, e këtë rast e Sllovakisë.