Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka pritur në Aeroportin e Prishtinës kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq.
Brenda Aeroportit “Adem Jashari”, zv/kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj dhe kryeministri malazez Dushko Markoviq kanë zhvilluar një takim, bëhet e ditur në një njoftim të partisë së Limajt – Nismës Socialdemokrate.
“Temë diskutuese e këtij takimi ka qenë demarkacioni mes dy vendeve, Kosovë-Mali i Zi”.
“Zëvendëskryeministri Limaj prej tetorit është marrë me gjetjen e një zgjidhje të demarkacionit me Malin e Zi, çështje kjo shumë e rëndësishme për vendin që lidhet ngushtë edhe me liberalizimin e vizave”, theksohet në komunikatën e Nismës.