Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka shprehur urimet e tij për Ditën e Punës.
Ai ka thënë se është obligim institucional që të krijohen kushte për punëtorët që ata të kenë të drejtat e tyre.
Sipas Limajt, ministria e Punës e udhëhequr nga Skënder Reçica tashmë ka marrë masa konkrete për respektimin e të drejtave të punëtorëve.
Më poshtë gjeni komentin e plotë të Limajt:
Urime 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare të Punës!
Qytetarët e Kosovës njihen si popull punëtor. Është obligim yni si institucione që t’u krijojmë kushte ku punëtorët të kenë të drejta të garantuara, ku siguria dhe shëndeti në punë të jenë në nivelin më të lartë.
Në këtë ditë të shënuar uroj që punëtorët si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat, të vlerësohen edhe më shumë për punën e tyre.
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, e cila udhëhiqet nga Skender Reçica, ka marrë një sërë veprimesh dhe masash konkrete të cilat kanë për qëllim respektimin e të drejtave të punëtorëve.
E përkrah çdo nismë të sindikatave të cilat çojnë në përmirësimin e kushteve për punëtorët si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat.