Limaj kërkon t’i jepet mundësi dialogut: Serbia duhet të përgjigjet për krimet në Kosovë

Prishtinë | 07 Mar 2019 | 12:02 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qëllimi i Qeverisë së Kosovës në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është të marrë njohje nga Serbia, anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe OKB, raporton Ekonomia Online.

Sipas zëvendëskryeministrit, Fatmir Limaj, i cili është bashkëkryesues i Ekipit Negociator në dialogun Kosovë-Serbi, tha se Kosova duhet të kërkojë dëmshpërblim nga Serbia për krimet që ka bërë në Kosovë.

“Në Serbi jo vetëm që nuk kërkojnë falje por mohojnë krimet. Ne jemi shqetësuar nga BE që nuk ka reaguar. Si mund të diskutohen kapituj të ndryshëm me një shtet që jo vetëm nuk kërkon falje por edhe mohon krimet gjatë luftës. Aktualisht në Serbi është kthyer diskursi i Millosheviqit. Kemi të vejmë me udhëheqje serbe që injoron vendimet gjyqësore. Nuk është bërë asnjë hap në pastrimin e strukturave kriminale”, tha Limaj.

Ai shtoi se është koha të ngritim zërin dhe t’i japim mundësi një dialogu, por jo duke mohuar krimet.

“Koha është që të ngritim zërin dhe ti japim mundësi një dialogu por jo duke mohuar krimet. Nuk duhet të vejmë asnjë pengesë për tu ulur në tavolinën e dialogut”, tha Limaj, raporton Ekonomia Online.

Sipas Limajt, në Bruksel nuk do të negociohet për shtetin e Kosovës, por për të afirmuar atë.

“Ne shkojmë në Bruksel jo për të negociuar shtetin tonë, por për të afirmuar shtetin tonë. Ne shkojmë në Bruksel për t’i dhënë mundësinë të dy vendeve për integrime evropiane. Jam i bindur që Kosova në dialogjet e deritanishme ka ditur ta nxjerre më të mirën për vendin e vetë, dhe jam i bindur që me unitet të nxjerrim më të mirën edhe nga ky proces”, tha Limaj.

Ai ka ftua deputetët që të votojnë Platformën për dialogun.

“Refuzimi për të diskutuar për një platformë atëherë tregon synime tjera përveç mbrojtjes së interesit të vendit.  Ftoj të gjithë të votojnë platformën dhe Kosova ta ketë zërin e vetë”, shtoi Limaj.

?DREJTPËRDREJT – Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme. Në rend dite: Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit shtetëror të Kosovës në procesin e dialogut dhe shqyrtimi i Platformës për dialogun mbi Marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve

Posted by EkonomiaOnline on Thursday, March 7, 2019

Të ngjashme