Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se a do t’i bashkohet subjekti i tij PDK’së, i cili për momentin nuk e ka figurën udhëheqëse brenda saj.
Limaj për shumë kohë ka qenë njeriu i dytë më i votuar në PDK por më vonë u largua dhe formoi subjektin Nisma.
“Karriera ime politike do të përfundojë në Nismën Socialdemokrate”, ka thënë ai.
“Jemi të hapur për bashkëpunim. Por PDK e ka kryetarin e saj zoti Kadri Veseli. Tash është ushtruesi i detyrës Enver Hoxhaj. Nuk do të shkojë asnjëherë për pozitë për të shfrytëzuar situatën politike për të fituar pozita”, shtoi ai, raporton Gazeta Express.
“Një koalicion i tillë, PDK-Nisma, do të luftonte për vend të parë”