Kryetar i Nismës Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministër në detyrë Fatmir Limaj ka kujtuar maturantët nga Malisheva në 15 vjetorin e aksidentit, të cilët kishin humbur jetën deri sa ishin duke u kthyer nga eksursioni në Shqipëri.
Limaj ka shkruar se kjo ishte një ndër tragjeditë më të mëdha të pasluftës në Kosovë. Dhe humbje e madhe për familjet dhe për të gjithë shqiptarët.
“Në 15-vjetorin e vdekjes tragjike, kujtojmë 15 maturantët e Komunës së Malishevës, të cilët u aksidentuan derisa po ktheheshin nga një ekskursion në Shqipëri. Në këtë 15 vjetor rikthejmë në kujtesën tonë dhimbjen e madhe që shkaktoi një nga tragjeditë më të mëdha të pasluftës në Kosovë. Vdekja e Beratit, Esatit, Elgadafit, Mifailit, Rifatit, Xhevdetit, Visarit, Agronit, Ajetit, Esatit, Labinotit, Lulzimit, Megezonit, Rruhiut dhe Xhevdetit ishte humbje e madhe jo vetëm për familjet e tyre, por për të gjithë shqiptarët. Ata do të mbesin përgjithmonë në kujtesën tone”!