Limaj: Lajçaku i gatshëm për dialog, i kërkuam angazhim për heqjen e vizave

Prishtinë | 17 Qer 2020 | 15:21 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak në vazhdën e takimeve të sotme me liderët politikë në Kosovë, ka pritur kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, raporton Ekonomia Online.

Ky i fundit ka thënë para medieve se Lajçak shprehi angazhimin e tij për dialogun Kosovë-Serbi.

“Ne sot patëm takim me Lajçak. Zotri Lajçak shpalosi idenë dhe angazhimin e tij për dialog Kosovë Serbi dhe krijimin e parakushteve për të rifilluar dialogu”.

“Nga tema ka qenë edhe liberalizimi i vizave, ku kërkuar që personalisht të angazhohet që Kosova sa më shpejtë ta marrë liberalizimin e vizave dhe tani e tutje besoj se do të kemi takime të rregullta Prishtinë-Bruksel dhe me palët e interesuara që të fillojë dialogu”, tha Limaj.

“Së pari ne nuk do të kemi ndonjë agjendë pos datës ende ka për t’u diskutuar por që besoj se nesër do të kemi takim me kryeministrin dhe partnerët tanë qeverisës për të parë se cila është agjenda e atij takimi”, tha Limaj.

Limaj në Zyrat e BE-së në Prishtinë u shoqërua bashkë me zëvendëskryeministren, Albulena Balaj-Halimaj dhe deputetin, Endrit Shala, raporton EO.

Sot është dita e dytë që po qëndron në Kosovë, diplomati sllovak. Derisa sot gjatë ditës ka takuar liderët e LVV-së dhe LDK-së.

Të ngjashme