Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj, ka bërë homazhe pranë varrit të heroit të Kosovës, gjeneralmajor Luan Haradinaj në 22-vjetorin e rënies.
Limaj tha se Luan Haradinaj ka qenë bërthama e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Postimi i plotë:
Gjeneral Luan Haradinaj ka qenë bërthama e parë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me luftën dhe veprën e tij ai ka motivuar qindra mijëra ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në 22-vjetorin e rënies heroike të Luan Haradinajt bëmë homazhe për ta nderuar jetën dhe veprën e tij.
Veprat dhe sakrificat e Luanit dhe dëshmorëve të tjerë të UÇK-së janë gurthemeli i lirisë së Kosovës.
Dita e sotme përkon edhe me ditëlindjen e një prej patriotëve të shquar të Kombit, Ismail Haradinaj.
Lavdi dëshmorëve të Kombit!
FL