Kryetari i Nismes Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, ku tha se askush nuk mund ta zbehë luftën çlirimtare të UÇK-së, raporton Ekonomia Online.
“Shenja se një popull është në rrugën e duhur është simbolika e mirënjohjes. Një popull që s’ka mirënjohje për të kaluarën e vet dhe bijtë e tyre që dhanë jetën, do të ketë telashe në ndërtimin e së ardhmes. Më shumë se kurrë lufta e udhëhequr nga komandanti legjendar dhe mijëra ushtarë i është ekspozuar sulmit të vazhdueshëm të gjithanshëm për të zbehur lavdinë e kësaj lufte çlirimtare. Ne jemi këtu për të nderuar dhe për t’u përkulur për sakrificën e këtyre heronjve të Kosovës në krye me komandantin legjendar, Adem Jashari dhe për të thënë se, askush dhe asgjë nuk mund ta zbehë luftën dhe krenarinë tonë çlirimtare”, tha Limaj