Nisma Socialdemokrate ka mbajtur mbeldhe me anëtarët e kryesisë dhe me kryetarët e degëve të gruas dhe rinisë, ku në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe kryetari i kësaj partie Fatmir Limaj njëherish kandidat për kryeministër në zgjedhejt e 6 tetorit.
Limaj I ka falenderuar strukturat e partisë për angazhimin e deri tashëm dhe ka kërkuar që ky angazhim të shtohet në mënyrë që koalicioni NISMA-AKR-PD të dalë fitues në zgjedhje.
“Kryetari Limaj, njëherësh kandidat për kryeministër të vendit ka falënderuar për angazhimin e deritashëm të strukturave duke kërkuar që ky angazhim të shtohet edhe më shumë në mënyrë që projekti ynë Bashkë për Shtetin të prezantohet në çdo cep të vendit.
NISMA Socialdemokrate dhe partnerët e saj ia kanë ofruar qytetarëve të Kosovës programin më të mirë, i cili po gjen mbështetje kudo”.