Lideri i partisë Nisma për Kosovën Fatmir Limaj, ka reaguar në lidhje me ndërtimin e murit në veri të Mitrovicës.
“Çfarë hipokrizie, muri po ndërtohet, ndarja e qytetit po thellohet dhe formalizohet”, ka thënë Limaj.
Gjithashtu Limaj, ka theksuar se muri po ndërtohet për shkak të marrëveshjeve të të fshehta,
Ky është postimi i plotë:
Çfarë hipokrizie, muri po ndërtohet, ndarja e qytetit po thellohet dhe formalizohet. Edhe atë që po e shohin para syve të tyre banorët në Mitrovicë dhe çdo qytetar i Kosovës, këta pushtetarët po u thonë banorëve atje dhe gjithë neve, mos shikoni çka po ndodh, por dëgjona neve se çfarë jemi duke thënë.
Muri po ndërtohet për shkak të marrëveshjeve të juaja të fshehta. Këtu ka peshë simbolika ndarëse e murit, jo gjerësia, as lartësia. Shkoni e hudhne atë mur e leni mashtrimet tuaja të zakonshme!