Kreu i NISMA Socialdemokrate, njëherit kandidati për kryeministër, Fatmir Limaj, sot ka takuar strukturat drejtuese dhe mbështetësit e Nismës ne rajonin e Hasit. Në këtë takim, ku të pranishëm ishin edhe deputetë e anëtarë të kryesisë së Nismës, kryetari Limaj, tha se sot jemi në një rajon që gjithnjë ka qenë vatër e intelektualizmit, e kontributit për atdhe, rajon që i ka dhënë shumë Kosovës. Rrënjët tona kombëtare, emancipuese dhe tradicionale janë në Has dhe ketë nuk po e them unë, por e thotë historia.
Lidhur me zgjedhjet e ardhshme, lideri Limaj, tha se këto nuk janë zgjedhje te radhës, por janë zgjedhje vendimtare për të ardhmen e vendit. Parlamenti i ardhshëm do të vendos marrëveshjen me Serbinë, andaj është shumë me rëndësi se kë do të votoni në këto zgjedhje vendimtare për të ardhmen e vendit.
Kryetari Limaj, njëherit kandidati për kryeministër, kërkoi nga mbështetësit e Nismës, që të punojmë dhe bashkëbisedojmë me njerëz, të orientojnë qytetarët për të mbështetur më të mirët, në mënyrë që në Parlament të dërgojmë ata që i duhen Kosovës. Kemi nevojë që në Parlament të kemi bashkëpunëtorë që janë të gatshëm të bëjnë më të mirën për Kosovën.
Kandidati për kryeministër Limaj, para qytetarëve hasianë foli edhe për koalicionin NISMA-AKR, të cilin e quajti koalicion i shpresës, i arsyes dhe koalicion fitues. Me fitoren e këtij koalicioni, Limaj tha se ne do ti jetësojmë edhe temat e hapura dhe të rëndësishme për qytetarët e vendit, siç janë liberalizimi i vizave, dialogu me Serbinë dhe zhvillimi ekonomik.
Kryetari Limaj përmendi edhe kontributin e diasporës dhe angazhimet që duhet ti merr qeveria e ardhshme, e drejtuar nga ai, lidhur me të rinjtë tanë që po shkollohen në perëndim, në mënyrë këta të rinj, përgatitjen dhe eksperiencën e tyre t’i vejmë në shërbim të Kosovës.
Duke punuar pa u ndalur sot jemi këtu, jemi një Nismë e fortë dhe një alternativë shprese, jemi një bosht politik për të bashkuar votën politike për të mirën e shtetit të Kosovës. Rruga jonë është e unitetit, bashkimit, ideve dhe me këtë rrugë duhet të vazhdojmë deri në fitoren e madhe në zgjedhjet vendimtare që po na presin.
Në këtë tubim me nga një fjalë rasti, qytetarëve të Hasit ju drejtuan edhe kryetaret e degëve të Nismës në Prizren dhe Gjakovë, Zafir Berisha dhe Fazli Hoxha, të cilët kërkuan nga banorët e Hasit që të angazhohen maksimalisht në përkrahje të Nismës, në krye me Fatmir Limajn, të cilin ata e quajtën kryeministër i ardhshëm.