Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas tërmeteve që goditen Shqipërinë.
Krue i Nismës ka thënë se tërmetet e njëpasnjëshme që goditën Shqipërinë mbremë dhe mengjesin e së martes kanë shqetësuar të gjithë shqiptarët.
“Në këto momente të rënda, lutjet tona janë për vëllëzërit dhe motrat tona që pësuan nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë”, ka shkruar Limaj.
Ai i ka shpreur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të cilët humbën më të dashurit e tyre, ndërsa të lënduarve iu ka uruar shërim të shpejtë.
“Institucionet e Kosovës do të ofrojnë gjithë ndihmën e nevojshme për të tëjkaluar këtë situatë të vështire”, ka shtuar Limaj.