Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj i shoqëruar nga bashkëpunëtorë ka bërë sot homazhe në Kleçkë, me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Brigadës 121 Ismet Jashari- Kumanova.
Kryetari Limaj ka thënë se vijnë̈ çdo vit në Kleçkë për të nderuar jetën dhe veprën e bashkëluftëtarëve të tij që dhanë̈ jetën për lirinë̈ e Kosovës.
“Në këtë datë të vitit 1998 në vijën e frontit kanë rënë pesë bashkëluftëtarë në krye me Ismet Jashari- Kumanovën”, ka thënë nder të tjera Limaj.
Kryetari Limaj tha se krejt kjo që kemi është falë sakrificës maksimale të djemve dhe vajzave të trojeve shqiptare të cilët dhanë̈ jetën për lirinë̈ e Kosovës. Ata vullnetarisht janë̈ përcaktuar për të dhënë jetën për lirinë̈ e Kosovës.
“Këto shenja janë̈ dëshmia e gjallë për ne të gjallët t’i kujtojmë̈ e t’i nderojmë̈ për ata që bënë gjithçka për lirinë̈ e Kosovës dhe për të treguar se çka do që të bëjmë për Kosovën është pak krahasim më ata çka kanë bërë për të gëzuar lirinë̈. Lavdi dëshmorëve të Brigadës 121 Ismet Jashari- Kumanova. Lavdi dëshmorëve të Kombit”, ka thënë ndër të tjera kryetari Limaj.