Zv.kryeministri Fatmir Limaj, së bashku me deputetë, ministra e anëtarë të Nismës Socialdemokrate, ka marrë pjesë në akademinë përkujtimore kushtuar 20-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare për rajonin e Vërrinit.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se akademitë e tilla nuk bëhen vetëm për t`i nderuar ata ata që ranë për liri por edhe për të kujtuar sakrificën e Kosovës për të arritur aty ku është sot.
“Kjo duhet të na motivojë dhe të mos mjaftohemi me çfarëdo pune që bëjmë për shtetin tonë. Rajoni i Vërrinit është përgjakur ndër dekada nën pushtimin serb dhe jo vetëm në vitet ’98-’99. Dëshmorët edhe për së vdekuri i shërbejnë atdheut.Ne u përkulemi burrave e grave që dhanë jetën për lirinë që ne gëzojmë sot. Lavdi dëshmorëve të kombit”, shkruan Limaj në Facebook.