Kryetari i Nismës për Kosovën, gjatë një vizite që ka bërë në Mitrovicë, ka thënë se mbështetja ndaj kësaj partie po rritet.
Ai është shprehur i lumtur për këtë, duke thënë se kauza e tyre e drejtë është për mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe fuqizimin e vlerës së UÇK-së.
“Në kuadër të vizitave nëpër familje të Mitrovicës, për të bashkëbiseduar për zgjedhjet e 14 shkurtit dhe projektin tonë për mbrojtjen e vlerave kombëtare, bashkë me ministrin Reçica dhe kryetarin e degës, Hysni Ahmeti, ishim në familjen e nderuar Sadriu në Vaganicë”.
“Jam tejet i lumtur që mbështetja për ne po rritet fuqishëm dhe që njerëzit vullnetmirë në Mitrovicë dhe anekënd vendit janë mobilizuar krah nesh dhe kauzës sonë të drejt për mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe fuqizimin e vlerës së UÇK-së”, ka shkruar Limaj.