Limaj nga Drenoci: Qytetarët janë rreshtuar për Nismën, do ta rikthejmë Kosovën në rrugën e duhur

Prishtinë | 13 Jan 2025 | 22:48 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ditën e ka mbyllur në Drenoc të Malishevës, duke falenderuar nga zemra të gjithë qytetarët për mbështetjen e jashtëzakonshme që i dhanë.

Para qytetarëve atje, Limaj u zotua që ta rikthejë Kosovën në rrugën e duhur.

‘Bashkë me kandidaten për deputete Arbëreshë Krasniqi, ishim në Drenoc, ku qytetarët janë rreshtuar fuqishëm për NISMA Socialdemokrate, dhe u zotuam se do angazhohemi ta rikthejmë Kosovën në rrugën e duhur. #VeçVEPRA duhen për zhvillim ekonomik, siguri dhe garanci, kjo është lista jonë për Kosovën fituese”, shkruan Limaj.

“Ne besojmë se vetëm me bashkëpunim dhe angazhim të përkushtuar mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës”, shprehet ai.

Të ngjashme