Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka deklaruar se arsyeja pse kanë kërkuar një shtyrje prej dy orëve si koalicion fitues, ishte që të konsultohen dhe të bashkëbisedojnë në mënyrë që të kalojnë në hapin e dytë, konsolidimin e institucioneve tjera.
“Zgjedhja e organikeve të Kuvendit është procedurë teknike dhe asnjëherë nuk ka pas problem, pasi e thotë qartë ligji. Ne kërkuam shtyrje prej dy orëve por kryesuesi e mbylli”, tha ai.
“Gjërat janë të qarta, nuk ka asnjë dramacitet. Është kërkuar kohë, dhe arsyeja është që të konsultohemi dhe më pas të krijojmë kështu mundësitë për formimin e Qeverisë”.
“Kemi kandidatin dhe do ta shihni zyrtarisht. Ndërtimi i organeve udhëheqëse është veprim procedural, hapi i parë drejt hapjes së mundësisë për krjimin e shumicës parlamentare për krijimin e Qeverisë”.