Limaj pas takimit me ambasadoren suedeze: Kosova po përpiqet që të flasë me një zë për dialogun

Prishtinë | 25 Sht 2018 | 14:15 | Nga

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka pritur sot në takim ambasadoren e re të Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny.

“Ambasadores suedeze ia shpalosa qëndrimin e Qeverisë së Kosovës se dialogu Kosovë-Serbi është i paalternativë dhe në këtë drejtim Kosova po bën përpjekje që të flasë me një zë në këtë proces”, ka thënë Limaj, përmes Facebook, përcjell Klan Kosova.

Sipas Limajt është në interesin e dy vendeve që në fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi të arrihet ujdia për mbylljen e temave të hapura dhe ky proces të kulmojë me njohjen reciproke mes dy vendeve.

“E falënderova ambasadoren për ndihmën e vazhdueshme që shteti mik suedez po i jep Kosovës duke e ftuar për thellim të bashkëpunimit në të gjitha fushat mes dy vendeve”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme