Kryetari i Nismës për Kosovës, Fatmir Limaj, pas takimit të krerëve të koalicionit qeverisë, ku i pranishëm ka qenë edhe kryeministri Hoti, ka thënë se është folur për disa tema me rëndësi për vendin, raporton Ekonomia Online.
Ai duke folur për bisedimet me Serbinë ka thënë se Kosova nuk dëshiron dialog teknik, por politik, përmes të cilit do të arrihet marrëveshja reciproke.
Ai ka thënë se edhe në takimin në Ëashington, Kosova do ta paraqesë vullnetin e saj, se nga ky proces dëshiron njohje reciproke.
Ai ka thënë se në këtë takim nuk është diskutuar për çështjen e Presidentit, duke thënë se Kosova ka presidentin e saj.
“Në Washingon Kosova do të demostrojë vullnetin e saj për njohje reciproke.
“Kosova ka presidentin, për nismën Kosova ka presidentin, bile për mendimin tim kjo temë mu diskutua tash është e turpshme. Kemi biseduar që te kemi takime më të rregullta, kemi shqetësime ndonjëherë për disa tema dhe unë të gjitha shqetësimet e mija që i kam thënë sot i kam paraqitur”, është shprehur Limaj.
Kreu i Nismës ka folur edhe për funksionimin e koaliconit duk thënë së është stabil për aq sa ka partneritet.