Zëvendëskryeministri në detyrë, Fatmir Limaj ka thënë se partitë politike duhet që sa më shpjet të mblidhen dhe të caktojnë datën e zgjedhjeve, raporton Ekonomia Online.
Limaj pas takimit me kryeministrin në detyrë Ramush Haradinaj, ka shtuar se javën e ardhshme duhet që t’i jepet epilog situatës së krijuar në vend.
Ai tha se takimi ishte i zakonshëm ku morri pjesë lideri i AKR-së Behgjet Pacollin, e mungoi kreu i Kuvendit, Kadri Veseli njëherit edhe kryetar i PDK-së.
“Janë takime normale konsultative. Sot pimë kafe pak më herët me kolegë ku biseduam për zhvillimet dhe si të ecim përpara. Besoj që është e qartë që vendi është në prag të zgjedhjeve dhe duhet sa më shpejt t’i ipet epilog kësaj çështje dhe të caktohet data e zgjedhjeve”.
“Ne kemi takime të vazhdueshme, nuk është takim me ndonjë agjendë, por janë thjesht takime të konsultimit të shkëmbimit të mendimit”.
Sipas tij, presidenti Hashim Thaçi duhet të kryejë detyrat e tij në mënyrë që të caktohet data e zgjedhjeve.
“Është më mirë të mblidhen partitë politike dhe të caktohet data e zgjedhjeve, natyrisht edhe presidenti të kryejë detyrën e vet”.
“Pastaj duhet të caktohet një datë e zgjedhjeve sipas marrëveshjes së partive politike”.
“Unë piva kafe me Ramushin, pastaj erdhi edhe Pacolli. Nuk ishte takim i veçantë, ishte thjesht një konsultim i vazhdueshëm”.
LEXONI EDHE: