Ekonomia Online
FUNDIT

Limaj përkujton heronjtë Fahri Fazliun e Afrim Zhitinë në 31-vjetorin e rënies

Limaj përkujton heronjtë Fahri Fazliun e Afrim Zhitinë në 31-vjetorin e rënies

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar heronjtë e kombit Fahriu Fazliun dhe Afrim Zhitinë në 31 vjetorin e rënies. Limaj shkruan se Fahriu dhe Afrimi ishin dy nga veprimtarët kryesorë të Lëvizjes sonë Kombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. “Vepra e tyre do të jetoj përherë dhe mbetet udhërrefyes për të gjithë […]

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar heronjtë e kombit Fahriu Fazliun dhe Afrim Zhitinë në 31 vjetorin e rënies.

Limaj shkruan se Fahriu dhe Afrimi ishin dy nga veprimtarët kryesorë të Lëvizjes sonë Kombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Vepra e tyre do të jetoj përherë dhe mbetet udhërrefyes për të gjithë se si luftohet për lirinë e vendit vendin deri në vetëmohim”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Postimi i plotë:

Në 31 vjetorin e rënies kujtojmë me pietet dëshmorët e kombit Fahri Fazliun dhe Afrim Zhitinë.

Fahriu dhe Afrimi ranë heroikisht më 2 nëntor 1989, në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë pas një rezistence heroike dhjetorëshe.

Ata ishin dy nga veprimtarët kryesorë të Lëvizjes sonë Kombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Vepra e tyre do të jetoj përherë dhe mbetet udhërrefyes për të gjithë se si luftohet për lirinë e vendit vendin deri në vetëmohim.

Të ngjashme