Bashkëkryenegocatori i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Fatmir Limaj, tha se forcat politike duhet të kenë konsensus, në mënyrë që sipas tij, në dialog të shkohet me një zë, raporton Ekonomia Online.
Sipas Limajt, çdo dialog ka titull andaj duhet të shkohet në Bruksel për njohje ana e nga Serbisë. Sipas tij, nuk duhet të frikësohen ta paraqesin mendimin e tyre ne tryezën e bisedimeve.
“Paqja në regjion është përgjegjësi e të gjithëve. Çdo dialog ka titull. Ne duhet të shkojmë për njohje nga Serbia. Që nga 2011 ka ndryshuar diskursi politik ne Serbi. Forcat politike në Kosovë duhet të ulën dhe të krijojnë konsensus. Forcat politike duhet të ndërtojnë një dokument që përfaqëson Kosovën. Ne e kemi bërë një propozim që është i mbështetet presidenti kryeministri. Tash duhet mbështetje edhe nga parlamenti qe të dalim me një zë. Ne nuk duhet të frikësohemi ta paraqesim mendimin tonë më tavolinë. Njohja e Serbisë për Kosovën mundëson që të hynë gjërat në binar. Nëse Serbia është e gatshme të vazhdoj me këtë mohim edhe ne jemi të gatshëm”, u shpreh Limaj.
Sipas kreut të Nisma Socialdemokrate, puna që po bëhet dallon me atë të viteve më parë. Limaj shton se përpjekja e Qeverisë është t’i jep impuls çështjes së dialogut.
“Ajo çka ka ndodhur vitin e fundit në Kosovë dallon shumë nga 5-6 vitet e kaluara. Ka përpjekje serioze që faktori politik tenton të bashkohet. Përpjekja e kësaj qeverie qe nga fillimi ka qenë me i dhënë impuls të ri çështjes së dialogut. Ne kemi dashur të japim sinjalet qe përmes një platforme ku do të harmonizohen dhe përmes saj të flasim me një zë. Ne nuk duhet të jemi në presion të kohës, i vetmi presion që duhet të kemi është presioni për të krijuar një marrëveshje të mirë”, shtoi Limaj, raporton EO.
Zëvendëskryeministri Limaj këto komente i bëri në konferencën me temën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, i organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA).