Lideri i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se Projektligji për Trepcën meriton mbështetjen e deputëtëve të Kuvendit të Kosovës në lexim të parë.
Ai ka përmendur projektligjin paraprak, i cili ka thënë se u ndalua nga opozita për shkak se i pamundësonte Kosovës pronësinë mbi Trepcën.
“Të gjithë pajtohemi me një fakt që nëse e krahasojmë një tentativë të para dhjetë muajve për të miratuar një ligj për Trepcën, me këtë tani, kemi një dallim të madh”.
“Atëherë duke ju falënderuar opozitës u pamundësua miratimi i një varianti përmes të cilit Kosova do të hiqte dorë nga pronësia mbi Trepcën”.
“Si rezultat i atij kundërshtimi shihet qartë që Qeveria e Kosovës ka ardhur me një projektligj shumë ndryshe nga ai i para dhjetë muajve dhe që meriton mbështetjen tonë”.
“Jemi duke biseduar për një temë nacionale. Trepca nuk është e një qeverie, a e një parlamenti, por është e vendit. Andaj duhet krijuar hapësirë që të merren vërejtjet e secilit grup parlamentar”.