Opozita në skenën politike kosovare ishte e bashkuar në refuzim por jo edhe në bashkëpunim. Skenarët për bashkëqeverisje prishën idenë e opozitës së madhe të bashkuar edhe në zgjedhje kundër partisë në pushtet.
Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj në një intervistë për Rubikon të KTV-së e riktheksoi atë që tashmë e ka thënë edhe kolegu i tij i koalicionit, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Postet ishin ato që u bën shkaktarë i thyerjes së rrugëve të dy partive të mëdha të opozitës atë kohë, Lëvizjes Vetëvendosje dhe AAK-së.
“Ky projekt apo ide dështoi për arsye se në fund erdhën ato që vijnë zakonisht te ne, u prish për shkak të pozicioneve”, ka thënë ai.