Limaj takohet me të mbijetuarin e masakrës së Suharekës, i premton se drejtësia do të vijë në vend

Prishtinë | 26 Mar 2019 | 12:25 | Nga Ekonomia Online

Zv. kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka takuar të mbijetuarin e masakrës së Suharekës, Gramoz Berishën i  cili ka humbur gjithë familjen në këtë masakër.

Limaj tha se ky rast është dëshmia më e mirë se Serbia ka manipuluar me drejtësi të rrejshme dhe dëshmon nevojën që ne të kemi drejtësi të paanshme.

Ai ka thënë se në cilësinë e kryesuesit të dialogut me Serbinë i ka premtuar atij se nuk do të lë gur pa lëvizë që drejtësia të vijë në vend.

Postimi i plotë i Limajt:

E nisa ditën duke e takuar Gramoz Berishën.

Ai është djali që i mbijetoi masakrës së Suharekës, derisa ishte hedhur bashkë me nënën Vjollcën nga kamioni që po i dërgonte drejt varrit.

Para 20 vitesh atij i’u vranë nga forcat serbe babai, motra, vëllai, tre axhallarë me familjet e tyre dhe shumë kushërinj.

Prej 48 viktimave, 24 ende janë të pagjetur. Forca që sot e ka Gramozi na e rikujton obligimin që kemi ndaj drejtësisë dhe vendit.

Ky rast është dëshmia më e mirë se si Serbia ka manipuluar me drejtësi të rrejshme dhe dëshmon nevojën që ne të kemi drejtësi të paanshme.

Në cilësinë e kryesuesit të dialogut shtetërorë i premtova Gramozit se nuk do të lëmë gur pa lëvizë që drejtësia të vije në vend. FL

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme