Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, do të takoj sot të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak.
Takimi mes Limajt dhe Lajçakut do të zhvillohet në Zyrët e BE-së në Prishtinë duke filluar nga ora 14:30.
Lajçak ka arritur dje në Prishtinë dhe ka filluar takimet me drejtuesit e institucioneve në vend dhe të partive parlamentare në Kosovë.