Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj ka kryer procedurën e regjistrimit si deputet, raporton Ekonomia Online.
Ai ka thënë se beson që të enjten do të konstituohet Kuvendi dhe më pas do t’i hapet rruga krijimit të Qeverisë.
“Vendi ka nevojë sa më shpejtë t’i ndërtojë institucionet me qëllim që të merren përgjegjësi për kryerjen e obligimeve. Në këtë mënyrë që të funksionalizojm programin të cilim e kemi shpalosur tashmë në zgjedhjet e 11 qershorit”, ka thënë ai.
Limaj nuk ka treguar se a do të mbajë post ekzekutiv apo do të mbetet deputet. Ai vetëm ka thënë se deri të enjten të gjithë do të jenë deputet, raporton EO.
“Ne të gjithë të enjten do vijmë si deputet e më pastaj do shohim se si do të shkojnë zhvillimet”