Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se nuk ka qenë i njoftuar për shkarkimin e drejtorit të AKI’së. Lajmin për kërkesën e Hotit për dorëheqje drejtuar drejtorit të AKI’së, Limaj tha se e mori vesh nga mediat.
Lidhur me këtë temë, por edhe me atë të shkarkimit të drejtorit të Policisë, Limaj tha se Hoti as në këtë rast nuk i ka njoftuar partnerët e koalicionit, shkruan Express.
“Hoti duhet të konsultohet me partnerët. Mora vesh nga mediat për shkarkimin e drejtorit të AKI’së”, është shprehur Limaj në Pressing.
Tutje, ai tha se ky veprim nga ana e Hotit ishte i ngutshëm.
“Mendoj se ky është veprim i ngutshëm. Nuk është konsultuar me ne as shkarkimin e drejtorit e Policisë. E kemi kaluar këtë çështje. Ne i dimë kompetencat e kryeministrit, ama janë disa tema me rëndësi nacionale”, ka thënë Limaj.
“Drejtori i Policisë dhe AKI’së nuk shkarkohet sepse unë kam ardhur në pushtet. Shkarkohet kur ka shkelje ligjore ose joefikasitet”.
“Unë po pres nga kryeministri një arsyetim të fortë lidhur me këtë çështje”, shtoi Hoti.